Solisti i NRG Band sapo u bë baba për herë të parë!

Showbiz

nrg band
Besnik Qata e dha menjëherë pas martese lajmin se ai me bashkëshorten e tij ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dhe tashmë pritjes së ëmbël i erdhi fundi, sepse vajza e tyre lindi pikërisht sot. Këtë gjë e ka treguar sërish Besniku, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka zbuluar një pjesë shumë të vogël të fytyrës së vogëlushes, shoqëruar me shkrimin :”Fryma jote e parë, na e mori tonën.” E sigurisht nuk mund të ishte ndryshe, pasi ky është një nga momentet më të bukura në jetën e një çifti. Emrin e bebit solisti nuk e ka zbuluar ende, megjithatë tani mjaftohemi me këtë foto kaq të ëmbël.