Ja si do jetë moti në fundjavë!

Sociale

mott
60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës. Nga çka mësohet nga parashikimi i kësaj fundjave, edhe gjatë orëve të ardhshme, situata do të jetë e njëjtë. Kështu, sipas Meteoalb, orët e natës sjellin një sistem vranësirash duke sjellë shira në të gjithë territorin; në veri dhe qendër gjatë orëve të para të ditës së shtunë, ndërsa gjatë mesditës shirat lokalizohen në zonat juglindore. Pasditja e së shtunës përmirëson motin në territor duke bërë që të dominojnë kthjellimet me vranësira kalimtare; kushte që vijojnë edhe pjesën e parë të së dielës.

motinsdhns

Pasditja e së dielës sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të izoluar në juglindje të vendit. Temperaturat e ajrit janë ulur mesatarisht 2°C gjatë mëngjesit, rënie që vijon edhe në mesditë duke bërë që maksimumi të ngjitet në 29 apo 30°C. Mëngjesi i së shtunës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në veri dhe zonat lindore, por rënie më të lehtë në qendër – jug, ndërsa mesdita ul ndjeshëm temperaturat në të gjithë Shqipërinë kur pritet maksimumi 26 – 27°C në Ultësirën Perëndimore. Dita e diel ruan vlera termike thuajse konstante në mëngjes, por rritje të lehtë risjell mesdita.