I pastrehu kthen kuleten e gjetur dhe shperblehet me nje shtepi dhe nje vend pune

Sociale

k 1472457232 9142124

Emri i tij eshte Waralop dhe ishte i pastrehe deri ne moemntin qe ka shkuar në një stacion policor në Tajlandë dhe ka dorezuar kuletën që e kishte gjetur në rrugë.

Megjithëse i kishte vetëm disa monedha në xhep, 44-vjeçari nuk e ka mbajtur per vete kuleten Hermes, në të cilën ishin rreth njëmijë euro dhe disa karta krediti.

Në vend se të blejë ushqime apo rrobe, ai e ka kthyer kuletën e shtrenjtë me të gjitha paratë e paprekura. Por, veprimi i tij zemërgjerë nuk ka mbetur pa u vënë re.

 

loiiiiiiii

Niity Pongkriangyous ka qenë shumë i gëzuar që i është kthyer kuleta e tij dhe i ka ofruar Waralopit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.

“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as nuk e dija që e kam humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.

Duke parë se i pastrehu është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një banesë e vogël me të gjitha shpenzimet e hequra.

“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugën e duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop.