Ja si do të jetë moti në javën e parë të muajit!

Sociale

mot tetor
Furtuna “Ksenofon” që ka goditur Greqinë pak ditë më parë hapi panik edhe në vendin tonë. Shqipëria, në fakt, nuk rrezikohet nga stuhia që ka prekur vendin fqinj dhe këtë e konfirmoi për mediat edhe meteorologia Tanja Porja. Porja tha se i vetmi ndikim që ka sjellë furtuna në vendin tonë janë erërat e forta.

 640 0 5bb1127c6a57c

“Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin ton jugor, Shqipëria ngelet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindorë të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave. Kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në veri-lindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave…”, – tha Porja duke shtuar se territori shqiptar mbetet në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Por si do jetë moti gjatë ditëve të para të muajit tetor? “Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore. Këto janë pasojë e në cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë.”