Aktorja e njohur martohet për herë të dytë, larg syve të mediave…

Showbiz

gywneth
Aktorja amerikane, Gwyneth Paltrow ka kurorëzuar me martesë historinë e dashurisë me Brad Falchuk. Martesa e saj ishte shumë private dhe romantike mes njerëzve më të dashur. Dasma u mbajt në shtëpinë e tyre në New York. Ishin rreth 75 të ftuar, mes tyre e ëma e Gwyneth, Cameron Diaz dhe partneri i saj, Steven Spielberg me bashkëshorten, Rob Lowe dhe shumë kolegë të tjerë të aktores.

rs 1024x759 180831142852 1024 Gwyneth Paltrow Brad Falchuk Wedding

Mbështetja më e madhe gjatë dasmës për Gwyneth ishte mikesha e saj Cameron Diaz , e cila e ndihmoi të bëhej gati. Aktorja 46-vjeçare dhe partneri i saj, Brad Falchuk shkëmbyen premtimet në oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo është martesa e dytë e aktores, por dasma e parë për të, sepse në martesën e parë nuk ka bërë asnjë festë. Pas 10 vitesh, Paltrow i dha fund martesës së saj me ish-partnerin, Chris Martin.