Përpara partnerit aktual dhe ish të dashurit, Jennifer Lopez bën atë që askush se priste…

Showbiz

jlo alex
Gjatë viteve 1999-2001, Jennifer Lopez ka qenë në një marrëdhënie me Sean Combs, ose i njohur me emrin e artit Diddy. Pas kaq shumë vitesh, dy ish të dashurit janë bashkuar me njëri-tjetrin për spektaklin e JLo.Në këtë event ishte i pranishëm edhe partneri aktual i Jennifer, Alex Rodriguez. Sipas disa syve kureshtarë, Diddy ishte i ulur në fillim dhe në qendër të skenës dhe mund të shikonte qartë çdo lëvizje të Lopez. Madje ky burim ka treguar për ‘DailyMail’ se Jennifer kishte parë ish të dashurin e saj në mes të turmës dhe i kishte kënduar.

ishi

“Ajo këndonte duke i shkelur syrin dhe tundur kokën. Në një moment ajo bërtiti emrin e Diddy, që i gjithë publiku ta merrte vesh që ai ishte atje. Më pas ajo tha edhe emrin e Alex. Pra, ajo ishte shumë e vetëdijshme se të dy, ish i dashuri dhe partneri aktual, ishin të pranishëm atje për të. Jennifer këndoi edhe në nder të dy fëmijëve të saj, Emme dhe Max”, – ka thënë burimi i pranishëm në spektakël. Gjithashtu JLo dhe Diddy nuk ngurruan t’i dhuronin njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë miqësor.

jlo