Ja si merimanga vret gjarprin helmues

Sociale

merimg44541.jpg

 

Një merimangë ka dëshmuar se madhësia nuk ka rëndësi në dyluftim, duke mundur kështu një gjarpër helmues shumë herë më të madh se ajo.

Ngjarja ka ndodhur në Australi, në zonat rurale të New South Wales, ku merimanga duket se ka dalë në krye, pasi luftoi kokë më kokë me gjarprin ngjyrë kafe.

Fermeri Patrick Lees thotë se ai ngeli i shtangur kur zbuloi zvarranikun të varur në rrjetën e merimangës në shtëpinë e tij në Weethalle, rreth 400 kilometra larg Sydneyt.