Efektivja Ina Nuka i përgjigjet publikisht deklaratës së Erion Veliaj!

Sociale

ina nuka
Para pak javësh, gjatë protestës së banorëve të Astirit përpara parlamentit, incidenti që i ndodhi efektives Ina Nuka tërhoqi gjithë vëmendjen e opinionit publik dhe u komentua shumë dhe nga politika. Gjithsesi një nga komentet që u shpërndan me shpejtësi në rrjet, ditët pas këtij incidenti, ishte ai i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak, u dëgjua të pyeste: “Kush e merr për grua një vajzë pa gishta?”, si për ti dalë kundër mënyrës si protestuan banorët e projektit të Unazës së Re.

ina1

E ftuar dje në “Top Story”, Ina Nuka ndër të tjera ka folur pikërisht dhe për këtë koment nga Kryebashkiaku i Tiranës. “Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku’- tha efektivja e policisë. Gjithashtu ajo ka folur dhe për të gjithë këtë eksperiencë të keqe të saj. Kujtojmë që Ina Muka u shpëblye nga qeveria pas ardhjes nga Turqia me 12 paga mujore.

ina3 1024x576