Komentet në rrjetet sociale “mbytin” UEFA-n

Sociale

 

822-600x356-633x340Një valë e madhe komentesh dhe reagimesh qe ka përfshirë edhe mediat sociale, kanë pasuar vendimin e UEFA-s që penalizon Shqipërinë, duke i dhënë Serbisë një rezultat 3-0 në tavolinë dhe 100 mijë euro gjobë për kombëtaren tonë. Në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook, janë mbi 29 mijë e 400 komentues, të cilët kanë postuar komentet në formë peticioni te titulluar: “UEFA i tha po racizmit”. Në rrjetet sociale, nuk mungojnë dhe peticione te tjera, si “10 mijë shqiptare mbështesin çunat e kombëtares”, “Platini non – grata ne Shqipëri” dhe “ Duka jep dorëheqjen”. Ne pjesën me te madhe te komenteve ka qene i shenjestruar Mishel Platini, qe shihet si personi përgjegjës per vendimin kundër Shqipërisë.