Një nga sheshet më të bukura në Europë, vlerësohet pikërisht sheshi ‘Skënderbej’!

Sociale

sheshi skenderbej
Në konkurs kanë marrë pjesë 32 vende europiane si Amsterdami, Barcelona e shumë të tjera. Për këtë vit çmimin e parë e ka fituar sheshi “Skënderbej”i cili mundi të lërë pas qytete mjaft të njohur të cilët vizitohen nga mijëra turistë.

sheshi
Lidhur me këtë çmim ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në ‘Facebook’ ku ka shprehur gëzimin e tij. Rama shprehet se ideja u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës Berisha dhe analistëve. Por pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, sheshi “Skënderbej “që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton ka shtuar kryeministri.