Sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet, ja projekti (FOTO)

Sociale

Capture

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe të projektit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, i cili do të përmbajë një parking nëntokësor.

“#‎RilindjaUrbane në Tiranë. Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan kryeministri.

Gjatë prezantimit të idesë për rikonstruktimin e sheshit, është thënë që ky shesh do të kthehet në një sipërfaqe ku nuk do të kalojnë makinat, por do të jetë vetëm një shesh për këmbësorët i shtruar me gurë të marra nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe i mbushur me disa lulishte të shpërndara në këtë zonë qendrore të qytetit.

lllllllllllllllppopoooiooooooooooooo