Nëna obeze humbi 47 kg pasi hoqi dorë nga NJË gjë

Lifestyle

hbhgghhg

Nëna e tre fëmijëve, e cila hoqi dorë nga zakoni i saj për të pirë 15 filxhanë kafe në ditë, tregon se si ajo humbi më shumë se 47 kg.

Lorraine O’Loughlin, nga Irlanda e Veriut, ra shtatë masa pasi vendosi që të dobësohej, në kohë që ra në depresion dhe rrinte e mbyllur në shtëpi, kur arriti nga 120 kg në 69 kg.

28-vjeçarja u shpreh se po kalonte një moment të vështirë, anashkalonte vaktet ndërsa niste të hante patatina dhe çokollata gjatë natës.

Për shkak të vuajtjes nga pagjumësia ishte zgjuar gjithë natën, ajo pinte 15 filxhanë me kafe për ta mbajtur zgjuar gjithë ditën, secila me tre pustina sheqeri.

“Isha kaq keq e lidhur me kafen, sa ishte ajo që më bënte të funksionoja gjatë ditës dhe varja jetën në të. Nuk më mungon fare ajo kohë. Unë tani po ushqehem në mënyrë të shëndetshme dhe bëjnë një gjumë të mirë natën, kështu që trupit tim nuk i nevojitet më kafeina për të funksionuar. Çdo gjë është ndryshe tani që kam humbur peshë, isha kaq e turpshme më parë dhe asnjëherë nuk doja të dilja nga shtëpia. Gjithmonë nxirrja justifikime para fëmijëve përse nuk mund të dilnim dhe të luanim jashtë, por tani jemi në park gjithë kohës”, tregon Lorraine.

Ajo i ka vendosur një limit vetes me vetëm katër filxhanë kafe në ditë dhe ka hequr dorë nga sheqeri për ta ëmbëlsuar. Lorraine thotë se ka vuajtur nga pesha që kur ishte adoleshente, por nuk ka bërë asnjë ndryshim më parë.

Burimi: Daily Mail