Teknologjia po zëvendëson gjithçka! Tashmë, në vend të modeleve, sfilojnë…

Lifestyle

dg

Moda dhe teknologjia po ecin me ritme të shpejta, e këtë e vërteton sfilata e fundit e Dolce & Gabbana. Koleksioni i çantave të stilistëve italianë, nuk u prezantua në pasarelë nga modelet. Në vend të tyre, janë përdorur dronat.

droni

Java e Modës në Milano, mbledh modelet më të mira nga mbarë bota. Por, Dolce & Gabban-ës nuk i duhej asnjëra prej tyre. Të paktën përsa i përket prezantimit të çantave të reja. 7 drone fluturuan gjatë pasarelës, për të treguar koleksionin e fundit.

 

A post shared by Belas Artes (@belasartes) on Feb 28, 2018 at 4:58am PST

Të gjithë të pranishmëve, iu kërkuar të fiksnin internetin në celularët e tyre. Sapo dronët përfunduan prezantimin e çantave, në pasarelë u shfaqën modelet të cilat sfiluan me veshjet e reja D&G. Ndoshta një ditë, edhe veshjet nuk do të prezantohen më nga modelet.

dg2