Mbretëresha dhe burri i saj postojnë fotografinë e re pas karantinës për ditëlindje

Lifestyle

Duka i Edinburgh,  është bashkëshorti i mbretëreshës Elisabet dhe ai ka ditëlindjen ditën e sotme, bën plot 99 vjeç!

Mbretëresha është 93 vjeç, 6 vite më e vogël se ai  dhe sot kanë festuar së bashku dhe e kanë ndarë këtë moment dhe me ndjekësit e shumtë në instagram.

“Kjo foto e re e dukës dhe mbretëreshës është shkrepur javën e kaluar në pallatin mbretëror”, shkruan pallati duke hedhur poshtë edhe dyshimet mbi fjalët që dolën gjatë izolimit se duka nuk ishte mirë dhe madje edhe se ishte ndarë nga jeta, por po e mbanin të fshehtë.

Gjithashtu nuk mungoi urimi dhe nga Kate dhe William.