42 raste në 24 orët e fundit; A do rikthehen masat kufizuese?

Aktualitet Botë/Rajon

42 raste pozitive ditën e sotme duket se kanë alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot në orën 15:00 do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të masave shtrënguese.

Dje mjekët e Shërbimit Infektiv, nisur nga rritja e rasteve të shtrimeve në spital në ditët e fundit, u kanë bërë apel qyetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjenës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të dje për situatën nga CoVid-19, tha se:

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit.

Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.