Lini të gjitha veshjet dhe këpucët JASHTË sepse do të infektoheni pa e kuptuar; flet zyrtari i OBSH

Aktualitet Botë/Rajon

Nëse mendoni se po mbroheni nga virusi vetëm duke mbajtur maska dhe doreza e keni gabim! Ai është ende i panjohur për ëktë arsye Ëalter Ricciardi, konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë këto fjalë : “Për punëtorët që do të punojnë edhe sot në këto ditë, kur të kthehen në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient veç”, tha Ricciardi duke nënvizuar se COVID-19“është një virus i ri dhe ne ende jemi duke e studiuar atë, ai mund të mbijetojë në disa lloje sipërfaqesh” .

“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave: për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor“.

Ricciardi i dha këto deklarata në “Live – Non è d’Urso”.