Ndryshon zyrtarisht ora policore; Ministrja Ogerta Manastriliu tregon rregullat e reja në fuqi nga 11 shkurti

Aktualitet Botë/Rajon

Pritej që ditën e sotmi Komiteti i ekspertëve dhe Ministria të tregonin rregullat e reja si shkak i rasteve të shumta që ka patur javët e fundit.

Ministrja Ogerta Manastriliu bëri me dije sot masat e reja kufizuese, duke komunikuar se do të ndalohen lëvizjet e qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendimi hyn në fuqi ditën e enjte më 11 janar dhe do të jetë në fuqi për dy javë.

Komiteti teknik i ekspertëve ka marrë vendim sot për shkak të shifrave të larta të infektimeve me koronavirus që shkollat në disa qytete të vendit, që janë zona me risk të lartë, të kalojnë në mësimin online.

Shkollat që do të aplikojnë mësimin online për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt janë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt”, tha Manastirliu .