Bëmë mama të të ngjaj; Charlotte ka filluar të bëjë të njëjtat veprime si Kate dhe kjo video e tregon më së miri

Lifestyle

Princesha Charlotte dhe nëna e saj Kate, Dukesha e Kembrixhit  morën komente të shumta nga fansat kur ata panë se në një video të Kate ajo dhe Charlotte bënin të njëjtat veprime dhe kjo ishte diçka shumë e këndshme për tu parë.

Gjatë kësaj video, Dukesha e Kembrixhit rrotulloi bishtin e saj, ndërsa diskutonte ndikimin e pandemisë në arsim me mësues nga e gjithë Britania e Madhe. Princesha Charlotte gjithashtu është parë në daljet e saj duke rrotulluar bishtin  dhe duke luajtur me flokët e saj.

Hollywood Access tha: “Princesha Charlotte është ashtu si nëna e saj e ëmbël Kate Middleton.

“Mini Princesha rrotulloi flokët në ditën e saj të parë të shkollës në shtator 2019 ndërsa ecte së bashku me Kate, Princin William dhe Princin George.