Haradinaj uron Thaçin: Platforma juaj garanton sukses!

Botë/Rajon

largea ramush haradinaj-ap xx1362957051-450x300Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj uron Thaçin për rizgjedhjen e tij në krye të PDSH-së, gjatë kongrsit të mbajtur në Tetovë.

“Kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe t’iu uroj suksese të mëtejme në punën dhe angazhimin tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni… Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej statusin e shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike”, ka thënë Haradinaj, në urimin drejtuar Menduh Thaçit.