Teksasi në alarm nga Ebola

Botë/Rajon

images7Shteti i Teksasit është në alarm nga rreziku i përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse Ebola, pasi një një punëtor i spitalit të Teksasit është diagnostikuar me virusin. Ky fakt u vërtetua zyrtarisht nga rezultatet e analizave. Sipas mediave mësohet se punonjësi ka marrë sëmundjen, edhe pse kishte mjete mbrojtësë gjatë kohës kur është kujdesur për pacientin me Ebola në këtë spital, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Departamenti i shëndetësisë në Teksas, ka njoftuar më 12 tetor, se punëtori shëndetësor, ka shfaqur shenjat e sëmundjes. Për këtë arsye ai është izoluar deri në marrjen e rezultateve të analizave. Ky është punëtori i parë në SHBA, që infektohet me virusin Ebola, edhe pse nuk ka qenë në Afrikën Perëndimore aty ku është dhe vatra e sëmundjes. Nga sëmundja e ebolas kanë humbur jetën më shumë se 4300 persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus, kryesisht në Liberi, Guine dhe Siera Leone.