Si do të merren autorizimet për lëvizje nga e SOT? Manastirliu shpjegon të gjitha procedurat

Aktualitet Botë/Rajon

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mira Rakacolli, kryetarja e komitetit të ekspertëve, deklaroi se do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00-06:00  në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Gjithashtu duke e nisur nga dita e sotme do të ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery. Ndërsa administrata duhet të punojë nga shtëpia gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje të tjera për rregullat e reja. Ajo deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.

Gjithashtu ministrja shpjegoi arsyen pse u vendos që vendit të mbyllet me këtë fashë orare. Ajo tha se lokalet e restorantet janë burim infeksion sidomos gjatë natës, sepse në këto orare grumbullohen më shumë të rinjtë, të cilët në shumicën e rasteve nuk respektojnë as rregullat sipas saj.

Një nga konkluzionet ku kanë mbërritur është se baret, restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të infeksioneve. Aktivitetet në këtë kohë, bëhen më të prirur për këto infeksione. Grupmoshat e të rinjve, më pas edhe nga statistikat, janë ata që shkaktarë të përhapjes së virusit. Në këto mjedise ulet vigjilenca, në ambientet e brendshme maska nuk mbahet. Nuk respektohen protokollet e vendosura. Ku e përhapin? Në shtëpi. Ua përcjellin gjyshërve, prindërve, që s’kanë të njëjtin imunitet. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. Kur vale e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë masat gradualisht, dhe ne kemi ndjekur të njëjtën trajektore. Për personat qe do të lëvizin për punë pas këtij orari, do të pajisen me autorizim përmes shërbimit të E-Albania”, tha Manastirliu.