Florian Marku: “Kam fituar me një dorë, tani pas operacionit…”

Sport
Florian Marku, sportisti shqiptar që nuk njeh humbje, ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në Londër me rezultatin 7-0 kundrejt Mweemba!
Në përfundim të duelit ai si gjithmonë ka folur edhe shqip gjatë intervistës ku falenderon të gjithë mbështetësit dhe veçanërisht shqiptarët për suportin e vazhdueshëm që tregojnë ndaj tij.

Sot, boksieri në Instagramin e tij është shprehur: “Kam arritur të fitoj duke luajtur me një dorë, tani pas operacionit do shihni vetëm knockout-e!”

Për të gjithë ju që keni humbur super duelin e djeshëm ju ftojmë ta ndiqni SOT në Tring Sport News në oraret 13:50, 17:30 dhe 20:30!