Neymar në një lidhje të re, këtë herë krah tij një 20-vjeçare!

Sport

neymar brazil

Neymar është një nga futbollistët më të mirë dhe njëkohësisht më të famshëm. Fiziku dhe pamja e tij kanë tërhequr shumë femra, por për fat të keq lidhjet e tij dashurore zgjasin vetëm pak muaj. E ndërsa Bruna ( e dashura e tij e fundit) po na bindte për të kundërtën, erdhi lajmi për ndarjen e tyre vetëm një muaj më parë.

Mesa duket, lojtarit i është dashur vetëm një muaj për ta zëvendësuar atë me një super vlogere braziliane. Ajo quhet Mari , ka shumë tattoo ashtu si Neymar dhe e ndjekin plotë 193 mijë njerëz në Instagram. Me siguri, tashmë që lajmi se është e dashura e Neymar po bëhet viral, numri i followers-ve të saj do të rritet akoma dhe më tepër. Kjo gjë do të jetë pozitive dhe për vlogun e saj duke e bërë akoma edhe më të famshme 20-vjeçaren…