Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij dalin nga spitali

Showbiz

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson dolën nga spitali. Dyshja është karantinuar në shtëpinë e tyre në Australi.

Të enjten e kaluar, çifti ndau me ndjekësit diagnozën.

“Përshëndetje njerëz. Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur ishim ftohur dhe na dhimbte trupi. Rita kishte ethe që i kalonin dhe ktheheshin. Edhe temperaturë. Për të bërë gjënë e duhur, u testuam për koronavirus dhe analizat rezultuan pozitive.

Po mirë. Çfarë të bëjmë tani? Mjekët kanë protokolle që duhene ndjekur. Ne do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë të jetë nevoja.

Do t’ju mbajmë të përditësuar. Kujdesuni për veten.”