Nis testimi i vaksinës kundër Coronavirus

Aktualitet Botë/Rajon

Një zyrtar i qeverisë amerikane njoftoi se vullnetari i parë në testimin e vaksinës kundër Covid-19 u injektua me dozën eksperimentale.

Testimi po mbahet nga Kaiser Permanente Washington Health Research Institute në Seattle dhe përbëhet nga 45 vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm që do të vaksinohen.

Vaksina u krijua nga kompania Moderna dhe The National Institutes of Health, që edhe financuan testimin. Studiuesit duan të kuptojnë në vaksina ka efekte anësore të rënda dhe nëse jo, të vijojnë me testimin në shkallë më të madhe për të kuptuar efikasitetin. Nevojiten 12-18 muaj për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re.