Ky vend, i paguan të rinjtë për të frekuentuar universitetin!

Kuriozitete

student
Zakonisht, janë studentët ata që paguajnë për të ndjekur një degë të caktuar në universitet. E shpesh herë, shifrat të cilat duhen paguar janë të majme. Por, nuk funksionon kështu në të gjitha vendet. Në Danimarkë, është vetë shteti ai që paguan të rinjtë për të vazhduar universitetin.

student3
Çdo shtetas mbi 18 vjeç, nëse vendos të ndjekë universitetin, sidomos larg familjes së tij, do të shpërblehet me shumën monetare prej 900 $ në muaj. Kjo, për 6 vite me radhë. Pra, Danimarka i mbështet financiarisht studentët për plot 6 vite. E nëse ata janë ekselentë, apo arrijnë rezultate të larta, marrin shpërblime akoma më të mëdha.

student2