Terror në #Paris

Sociale

12208307 10156135204855198 1038397657702388780 n

Dhjetëra të vrarë është bilanci i disa sulmeve terroriste të ndodhura në Paris mbrëmjen e së premtes. Mediat franceze dhe ndërkombëtare kanë folur për rritjen e numrit të viktimave, por ende pa dalë me një shifër zyrtarisht të saktësuar. Në rrugë jozyrtare, CNN thotë se terroristët kanë shkaktuar mbi 158
viktima, ndërkohë që 8 prej kamikazëve raportohen të vdekur, prej të cilëve 7 u vetëvranë dhe një u ekzekutua.
Mediat e huaja raportojnë për bilanc të ndryshëm viktimash, që sigurisht i ka kaluar 120. 
Mediat italiane raportojnë për mbi 140 viktima. CNN zyrtarisht raporton për se paku 158 viktima. 
Televizioni amerikan “CNN”, ka shkruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës se sipas zyrtarëve francezë, nga sulmet terroriste në Paris kanë mbetur të vrarë 153 persona.