Transporti publik në Tiranë fillon një epokë të re: Zbuloni risitë!

Sociale

autobus
Lëvizja me autobusa në Tiranë pritet të bëhet pak më e thjeshtë për banorët e qytetit. Kjo, pasi është krijuar një aplikacion enkas për transportin publik. “Tirana Public Transport” quhet aplikacioni më i ri, i cili u vjen në ndihmë banorëve të qytetit të përdorin transportin publik.Ky aplikacion do të japë të dhënat e të gjithë autobusave që ndodhen në qytet dhe me anë të një harte, do të dalloni se ku ndodhet ekzaktësisht autobusi që ju po prisni.

 640 0 5ba8811acf9c2

Autobusat do të shfaqen me pika blu në hartë, e cila do të përditësohet çdo 10 sekonda, për të dhënë kështu informacionin e saktë për vendndodhjen e tyre. Çdo linjë autobusi do të ketë një ngjyrë specifike, në mënyrë që të mos ngatërroheni me autobusat e linjave të tjera. Gjithashtu, në aplikacion mund të shënoni vendin ku doni të shkoni dhe ai do u sugjerojë rrugën dhe linjën më të favorshme që duhet të merrni.