Tiranë, përplasje me përmbarimin

Sociale

POLICIA-250x165Përplasje fizike mes përfaqësuesve të përmbarimit dhe 4 familjeve janë nxjerrë me forcë nga një godine ku ishin strehuar prej 20 vitesh në ndërtesën e ish-ndërmarrjes se tensionit të lartë në rrugën “Siri Kodra”. Përmbarimi privat ka nisur sot aksionin për të nxjerrë jashtë 4 familjet e para që të vazhdojë me pas edhe me të tjerat, gjithsej 15 familje. Pas klimës së tensionuar ka ndërhyrë dhe policia e rendit e thirrur për ndihmë duke shoqëruar 6 persona, të gjithë familjarë që deklarojnë se nuk mund të dalin nga shtëpitë pasi nuk kanë kushtet financiare për të marrë kredi edhe pse iu është ofruar mundësia për të marrë kredi më interes zero për të blerë nga një shtëpi tjetër. Ata pretendojnë se prona është privatizuar me dokumente të falsifikuara. Vetë banorët pretendojnë se kjo ndërtesë dikur i përkiste ndërmarrjes së tensionit të lartë dhe nuk ka pasur pronar, deri në vitin 2012 kur është privatizuar sipas tyre në kundërshtim me ligjin. Banorët pretendojnë se Ministria e Energjisë 2 dekada më parë kur i strehoi në këtë ndërtesë iu premtoi privatizim të saj. Ka edhe banorë që shkojnë më tej dhe akuzojnë për lidhje të pronarëve të rinj me persona sot në pushtet. Një pjesë e familjarëve kanë qenë ish-punonjës të ndërmarrjes së tensionit të lartë dhe ngaqë vinin nga rrethet ju dha autorizimi për të banuar në këto ambiente.
Në përgjigje të pretendimeve për lidhje të pronareve te rinj me persona pranë pushtetit, Ministria e Zhvillimit Urban sqaron se privatizimi ka përfunduar ne vitin 2012, pra me qeverinë e mëparshme. Gjithashtu ministria premton se pas kontakteve të vazhdueshme me këta banorë, në bashkëpunim edhe me bashkinë e Tiranës, është angazhuar për të ofruar zgjidhje të ndryshme strehimi. Në mënyrë që asnjë prej familjarëve të prekur nga privatizimi të mos mbetet i pastrehë.