Aksident, vdes kryetari komunës

Sociale

index20 1Ka humbur jetën ne nje aksident rrugor Kryetari i Komunës Lenie ne rrethin e Gramshit, Astrit Bici. Ngjarja e rende ka ndodhur ne afërsi te fshatit Moglice ne Korçë. Policia beri te ditur se nga aksidenti mbeten te plagosur rende edhe dy persona te tjerë qe po udhëtonin me kryetarin e komunës. Mësohet se Bici ka qene duke drejtuar mjetin kur ka dale nga rruga duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa mbeten te plagosur Sinan dhe Gramos Perfundi, babë e bir. Te tre ishin nisur këtë te marte nga qyteti i Korçës ne drejtim te Gramshit, por duke qene se prej muajsh kjo rruge është e bllokuar nga shembja e nje masivi dheu, ata kishin marre nje tjetër rruge me terren te thyer.