Heroi i vitit në Suedi, shpallet shqiptari që shpëtoi 20 fëmijë!

Sociale

hero
Vuri jetën e tij në rrezik duke u përballur me një grua të armatosur me thikë që sulmoi një grup fëmijësh në një park lojërash dhe gjesti I tij është konsideruar “heroizëm” në Suedi.Fidan Bejta me origjinë nga Kosova, është përleshur fizikisht më gruan që i ishte vërsulur të miturve ndërsa luanin. I riu është treguar më I shpejtë se ajo duke e neutralizuar, dhe për këtë ka marrë lëvdatat e të gjithëve, përfshirë dhe falenderimet e futbollistit të kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic, si dhe cmimin e dhënë me gjithë zemër “Hero i Vitit 2018”.

Screenshot 12 4 e1545160631255 600x287