Notarja olimpiste siriane notoi tre orë në det për shpëtuar barkën me refugjatë

Sociale

 

iujjpoijpoi

Shumë prej jush nuk e ka dëgjuar asnjëherë më parë emrin Yusra Mardin, për dy arsye kryesore. Ajo ishte anëtare e një prej ekipeve më të vogla Olimpike, këtë vit dhe ajo nuk arriti të avanconte në dy eventet e saj në disiplinën e notit. Por, të qënit një sportiste Olimpike nuk është gjëja e parë mbreslënëse që kjo vajzë e re ka arritur në jetë. Mardini ishte anëtare e Ekipit Refugjat Olimpik, një ekip special i krijuar këtë vit, teksa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohur faktin që për shkaqe dhe arsye të ndryshme, janë të shumtë sportistët të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga atdheu i tyre, për të mbetur pa shtëpi. Komiteti zgjodhi 10 sportistë refugjatë, në sporte të ndryshme, për të zëvendësuar vendet e përfshira në luftat e ftohta si Siria dhe Sudani Jugor.

Notarja 18-vjeçare më parë jetonte në qytetin bazë e luftës, Damask, të Sirisë, dhe mbështetej profesionalisht nga Komiteti Olimpik Sirian, para se të jetuarit aty, të shndërrohej në shumë të rrezikshme për atë dhe motrën e saj. Ajo kujton se si ishte të stërviteshe atje, para se të largohej. “Shpesh herë nuk mund të stërviteshim për shkak të luftës. Herë të tjera mund ta shihje veten duke notuar në pishina ku tavanet kishin shpërthyer dhe mund të shikoje qiellin e hapur në tre apo katër vende.Mardini fluturoi me motrën e saj nëpërmjet Lebanon dhe Turqisë, për të vendosur më pas që të udhëtojnë në bordin e anijes që udhëtonte në rrugëtimin shpesh herë vdekjeprurës nga Turqia drejt Greqis. Një ekskursion ekstrem e fatal, teksa varkat apo anijet, në më të shumtën e rasteve janë të mbingarkuara. Edhe sikur të jenë në kapacitet normal, ka gjasa gjithmonë që anija të ndeshet në detin Egje me kohë të keqe dhe dallgë të frikshme.
Vetëm 30 minuta pas nisjes së udhëtimit drejt Greqisë, motorri i varkës u prish, duke bërë që Mardini dhe 20 të tjerë në varkë të mbeten në mëshirë të detit. Mardini tregoi se ajo, motra e saj që është gjithashtu notare, si dhe dy të tjerë u hodhën në det për të shtyrë varkën, si dhe për të mos e mbingarkuar atë. “Ne të katërt ishim të vetmit që dinim të notonim. Unë e kisha një dorë të zënë me litarin e varkës, ndërkohë që notoja duke lëvizur dy këmbët dhe dorën tjetër. Kaluam tre orë e gjysëm në ujrat e ftohtë. Trupi gati përfundoi. Nuk di nëse mundem ta shpjegoj atë situatë”, tregoi notarja në lidhje me eksperiencën e saj të jashtëzakonshme.
Pavarësisht se nuk avancoi më shumë në lojërat e këtij viti, ka shpresa se në shtëpinë e saj të re në Berlin të Gjermanisë, ajo mund të vijojë të stërvitet për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, Tokyo 2020. Në konferencën për shtyp ajo apeloi: “Dua që të gjithë të mendojnë se refugjatët janë njerëz normal, të cilët kishin atdheun e tyre, të cilin nuk e humbën me dëshirën për tu larguar për tu shndërruar në refugjatë, por për faktin se kanë ëndrra në jetët e tyre dhe duhej të largoheshin”. Mardini nuk ka asnjë qëllim që të rikthehet në Siri tani shpejt, madje as pasi të ketë përfunduar lufta, por ajo shpreson që të marrë me vete për ta ndarë me të tjerët, historitë e saj të luftës dhe triumfit.