Alba Çobaj: Si i shpëtova vdekjes

Showbiz

hgnnnnnnnnnnnn

Tërmeti i frikshëm që goditi Italinë qendrore në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe ka lënë në rrugë mijëra persona.

20 sekondat e lëkundjes më të fortë që i bënë banorët të përjetonin momente paniku e ka futur vendin në gjendje emergjence.

Mësojmë se ndër banorët e zonave të prekura ka qenë edhe ish-konkurentja e “Big Brother Albania”, Alba Çobaj.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo rrëfen se ka ndjerë t’i rrezikohet jeta.

“18 tërmete deri tani, rresht, sigurisht nuk janë asgjë para atij 6 ballë që shembi shtëpi e vrau njerëz dhe na bëri të ndjenim rrezik për jetën. Në këto raste e kupton që jemi totalisht të pafuqishëm para këtyre gjërave. Thanks God we are alive!” – shkruan Alba, ndërkohë që falenderon Zotin që është ende gjallë.