Fundjava e fundit e gushtit, aspak siç e prisnit!

Sociale

fundjava gusht
Para se të bëni planet e fundjavës është shumë e rëndësishme që më parë t’i hidhni një sy parashikimit të motit, pasi ndodh që të ketë edhe surpriza të pakëndshme. Këto ditët e fundit është vënë re një moti i paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira të herëpashershme dhe shira lokalë. Por duket se fundjava do të sjellë akoma edhe më shumë ndryshime.

fundjava

Sipas sinoptikanëve të “Shërbimit Meteorologjik Ushtarak”, pasditet parashikohen të kenë shtim të dukshëm të vranësirave. Gjithashtu prezentë do të jenë edhe shirat lokalë të cilat do të kapin edhe bregdetin. Në zonat malore parashikohet të ketë shtrëngata dhe stuhi. Për pasojë kjo fundjavë e fundit e muajit gusht do të jetë aspak e favorshme për të bërë pushime dhe të shijoni diellin.