Modelja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi: Kamerat e sigurisë zbulojnë se…

Showbiz

modelet
Një ish-modele e Playboy u gjet e vdekur në apartamentin e saj, në një lagje të Filadelfias. Christina Carlin-Kraft u zbulua nga policia më 22 gusht në dhomën e gjumit, ndërsa policia raporton se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur. Banesa është në pronësi të të dashurit të saj që punon bankier në Ëall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.Një burim nga policia ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, që ishte raportuar nga Carlin-Kraft mbrëmjen e së shtunës.

modele 2

Policia arriti që të rimarrë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta, teksa gjetën trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat.Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar mashkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën. Pamja e së mërkurës tregon se i dyshuari hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty.