Şevval Sam feston suksesin e projektit të ri muzikor ‘We Love Rock’

Showbiz

Ashtu siç kishte paralajmëruar, aktorja dhe këngëtarja e njohur Şevval Sam publikoi albumin e ri muzikor “We love rock”. Ky album u prit me interes të madh nga fansat e saj. Gjatë një interviste të shkurtër, artistja nuk i ka fshehur amocionet dhe u shpreh: “Ju falënderoj të gjithëve për interesimin, do të thotë shumë për mua. Shpresoj të përmbush pritshmëritë e të gjithëve ju”! Në eventin promovues viheshin re radhë të gjata të fansave dhe të ftuarve të cilët e përgëzonin artisten për suksesin e  ri ndërsa ajo me modesti nuk i ka refuzuar kërkesat tyre për fotografi dhe autografe. Artistja shoqërohej në këtë mbëmje nga i dashuri i saj Cem Topçuoğlu.

Sam 50 vjeç vetëm pak kohë më parë festoi suksesin e projektit të ri, një serial me 8 episode, i cili u njoftua se së shpejti do të transmetohet në platformë dixhitale.

Së fundmi, ajo u vlerësua  dhe mori komente pozitive edhe për stilin me të cilin u prezantua në Festivalin e Filmit në Kanë. Me Sam takoheni çdo mbrëmje në Tring, në serialin “Molla e Ndaluar” në portretizimin e personazhit pikant të Enderit.