Si i përgjigjet Aytaç Şaşmaz pretendimeve për ndarje?

Showbiz

Aytaç Şaşmaz, aktori i cili i jep jetë Emresë në serialin ‘Hekimoglu, doktori rebel’, në një deklaratë të fundit i ka kërkuar gazetarëve të mos e pyesin atë rreth aktores Cemre Baysel. Por kjo kërkesë e tij, në vend që t’i bënte antarët e shtypit të heshtnin, u bë shkak për nxitjen e aludimeve se mes çifit të akorëve, gjërat nuk shkojnë mirë dhe ata po luftojnë për t’i mbijetuar dallgëve të trazuara e për të mbajtur dashurinë e tyre në jetë!

Dyshja e famshme, të cilët kohët e fundit nuk janë shfaqur shpesh bashkë në publik, më herët kanë bashkëpunuar në sheshxhirim dhe lindjen e miqësisë aty, me kalimin e kohës u shndërruan në dashuri. Por tani ata janë kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit.

Fraza e aktorit “Nuk dua të flaspër këtë!”, nuk i përgjigjej as konfirmimit dhe as mohimit për një ndarje të mundshme. Fansat e tyre janë kureshtarë por dhe disi të trishtuar nga zërat për një ndarje të aluduar që u përhapën me shpejtësi.