Johnny Depp do të vij si i ftuar special në shfaqjen “Savage x Fenty” të Rihannas

Showbiz

Ka thashetheme se Rihanna ka vendosur që në shfaqjen e saj të ardhshme të modës “Savage x Fenty” të ketë të ftuar një personazh të famshëm të Hollywoodit, aktofin  Johnny Depp! Këngëtarja  do të transmetojë shfaqjen e saj të katërt të modës këtë të premte në ‘Amazon Prime Video’, ku do të marrin pjesë modelet e famshme si Cara Delevingne dhe Irina Shayk, duke u ngjitur përgjatë pistës me koleksionet e saj më të fundit të të brendshmeve.

Ndërkohë përsa i përket muzikës, ajo ka përzgjedhur këngëtarët Anitta dhe Burna Boy, ndërsa raportohet se aktori ishte mëse i emocionuar dhe e ka  pranuar me kënaqësi ftesën. Thuhet se Johnny tashmë e ka filmuar pjesën e tij, duke përfshirë të gjitha aspektet e tij të artit si: aktrimi, modelimi dhe muzika.

Kujtojmë që nga fitorja e gjyqit, Johnny  e ka ndalur punën pasi filloi një turne me Jeff Beck gjatë verës dhe publikoi një album me muzikantin, ndërsa do të ribashkohet me grupin e tij, “Hollywood Vampires” në vitin e ardhshëm.