Përse nuk shfaqet Hande Erçel në projekte të reja?/ Ja si përgjigjet aktorja

Showbiz

Hande Erçel, e cila prej pak kohësh nuk është përfshirë në projekte të reja, ka bërë një deklaratë e cila duket se shpjegon edhe arsyen përse ajo nuk është përfshirë ende në një projekt të ri.

Meqenëse unë jam në kërkim të projektit të duhur, në kohën e duhur, preferoj të qëndroj në pritje”, është shprehur aktorja. Erçel, e cila kujtohet me interpretimet e saj të suksesshme në seriale të shumta, ndër to “Vajzat e Diellit“, si personazhi i Selinit apo ai i ‘Hajatit’ në serialin “Jetë”, shtoi se i pëlqente të ndihej e përfshirë mplotësisht në skenar për të interpretuar më pas rolin në sheshxhirim.

Për Hande,  nuk është asapak e rëndësishme nëse projektet ku ajo shfaqet transmetohn në platformë digjitale apo ekrane e, për aq kohë sa subjekti i përshtatet  shijeve të saj.