Meryem Uzerli shkëlqen në premierën e projektit të ri

Showbiz

Projektit i ri i Meryem Uzerli, bëri bashkë në sheshxhirim emra të sukseshëm dhe do të takohet me shikuesit për herë të parë të premten më 24 maj. Ekipi i serialit ndoqi dy episodet e para shoqëruar nga një grup i madh të ftuarish në premierën e tij dhe më pas, në një konferencë pë shtyp ata iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Meryem Uzerli, e cila mban peshën e personazhit kryesor, e ka përshkruar personazhin e saj por edhe projektin duke e etiketuar atë si një  nga projektet që e ka përjetuar më shumë:  “Është plot dramë dhe emocion por  ka gjithashtu edhe momente ku ne qeshim shumë, aty do të gjeni ka gjithçka!Si ekip  jemi shumë të emocionuar dhe e kemi pritur këtë premierë për një vit e gjysmë ”, u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.