Këngëtari shqiptar së shpejti drejt altarit…

Showbiz

eriku
Mbrëmjen e kaluar ëngëtari i njohur Erik Lloshi ka treguar disa detaje rreth marrëdhënies me partneren e tij, Rominën. Këngëtari zbuloi se pas fejesës së papritur i ka propozuar martesë dhe vitin tjetër do celebrojnë dashurinë e tyre.

3951

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ja kam bërë propozimin, vitin tjetër do martohemi në Tiranë”, tregoi Eriku pa e bërë publike datën. Romina nuk është me origjinë shqiptare, por ka kryer studimet e larta në vendin tonë dhe dasma në Tiranë është me të vërtetë surprizë.