PARIS SG vs Borussia Dortmund, TS1 HD, 21:00

Sport

Luis Enrique, trajneri i PSG:

“Sonte do të jetë një mbrëmje e madhe. Parashikoj që Dortmundi do të ushtrojë pressing lart, kështu që mes linjave do të krijohen hapësira. Për këtë arsye, duhet të gjejnë lojtarët tanë më të rrezikshëm që të tregohen të rrezikshëm në zona të tilla. Kemi pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për të punuar, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe sulmues. Jemi përpjekur që njëkohësisht të ruajmë qetësinë, e mbi të gjitha të shijojmë mundësinë e të luajtur në një gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Në mbrëmje si këto, duhet të jesh gjithmonë gati për çdo situatë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të gjesh mënyrën e duhur për t’i kthyer ato në favor. Sonte, në çfarëdo situate që të gjendemi, jam i sigurt se skuadra ime do të luftojë deri në fund. Si trajner, detyra ime është të gjej mënyrën e duhur për t’u qasur në ndeshje. Ajo që di të them me siguri, është mënyra sesi do të luajmë ndaj Dortmundit. Me rezultatin aktuale jemi të eliminuar, por nëse shënojmë, atëherë situata do të ndryshojë. Për të shkuar në finale, duhet të jemi më të mirë në krahasim me kundërshtarin.

Për këtë arsye, objektivi është i thjeshtë. Duhet të fitojmë dhe para së gjithash, duhet të shënojmë një gol. Ne mund të shënojmë dy gola në pak minuta, por ashtu edhe mund t’i pësojmë njëkohësisht. Nëse pësojmë një gol, nuk është problem. Mund të ruajmë qetësinë, ashtu sikurse bëmë ndaj Barcelonës.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë, me episode dhe raste, ashtu sikurse akti i parë. Duam të shkojmë në finale, por për ta bërë këtë, duhet të fitojmë ndaj një skuadre madhështore, sikurse është Borussia Dortmund.

Tifozët? Mendoj se ata do të luajnë një rol thelbësor në mbrmjen e sotme. Jam i bindur se tifozët do të jenë pas nesh dhe do të jenë një shtysë e madhe për ekipin në fushën e lojës, ashtu sikurse kanë bërë përgjatë gjithë sezonit. Kemi nevojë të padiskutueshme për ta. Për këtë arsye, pres një atmosferë të zjarrë në Parc des Princes dhe shpresoj që në fund të ndeshjes, të gjithë së bashku, të festojmë kualifikimin në finale e Champions League.”

 

Marquinhos, mbrojtësi i PSG:

“Nuk humbëm asnjë sekondë, por menjëherë pas disfatës në ndeshjen e parë, gjetëm mundësinë dhe u motivuam sërish. Folëm të gjithë si grup pasi përfundoi ndeshja. Gjithashtu edhe trajeri na shpjegoi në detaje se çfarë nuk shkoi në atë transfertë, kështu që e kemi gjithçka të qartë. Këto janë duele që trajneri ynë di t’i përgatisë në mënyrë perfekte.

Jam pjesë e këtij klubi prej 11 vitesh me radhë dhe kjo është gjysmëfinalja ime e tretë në Champions League. Kjo është një mundësi që asnjë lojtar nuk do të donte ta humbiste.

Dortmundi është një skudër e shkëlqyer, kështu që vështirësia do të jetë e shkallës maksimale. Nuk e dimë se ç’do të ndodhë përgjatë lojës, por ne besojmë në punën që kemi bërë përgjatë gjithë sezonit, besojmë në përgatitjen tonë dhe besojmë gjithashtu se tifozët do të na ndihmojnë dhe do të na japin një shtysë të madhe për të shkuar drejt fitores. Tani nuk është momenti për të ndryshuar gjithçka, apo për të dyshuar në aftësitë tona.

Sigurisht që kemi një strategji të qartë të mënyrës sesi do t’i qasemi ndeshjes. Duhet të luajmë sipas mënyrës sonë, ashtu sikurse kemi bërë që prej fillimit të sezonit. Do të përpiqemi të krijojmë raste shënimi dhe më pas, gjithçka do të varet nga detajet. Kemi biseduar mjaftueshëm për këtë mbrëmje. Gjithësecili është gati të japë një performancë madhështore për të shkuar drejt fitores.”

 

 

 

 

Edin Terzic (trajner i Dortmund):

“Ne kemi një ëndërr, sic është arritja në finale, dhe duam ta bëjmë realitet. Nëse është e nevojshme, do të duhet të vrapojmë më shumë se 20 kilometra. Nëse kemi arritur deri këtu, tani kemi dëshirën të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund, pse jo, për të fituar titullin. Mezi presim ta realizojmë këtë endërr të madhe që kemi të gjithë si skuadër pra të presim biletën drekt finales. Por duhet kemi parasysh edhe faktin se ky PSG u ndërtua disa vite më parë për të fituar Champions-in. Ata fituan titullin kampion në Francë dhe tani kanë si mision trofeun e kampionit në Europë.

Ne duhet të bëjmë gjithcka bashkë, me një plan të mirë dhe idetë e duhura. Sigurisht edhe Parisin e presim shumë më të mirë sesa javën e kaluar.

Sa i takon sfidës që kemi luajtur këtu në Paris për fazën e grupeve ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar atëherë. Vecanërisht na mungoi kurajë në disa zona. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që patëm një qasje difensive. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk shkoi si duhet. Na mungoi guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëjmë gjithcka në një mënyrë krejtësisht ndryshe.

Mendoj se ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu javën e kaluar ishte se ne kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. E dimë gjithashtu se ata do të bëjnë më mirë në këtë përballke, prandaj që ne duhet të gjejmë atë ekuilibër që nuk e kishim në sfidën e javës së kaluar.

Njësoj si në vitin 1997 ashtu edhe në vitin 2013, ndeshja e kthimit të gjysmëfinaleve mbaj mend se ishte jashtëzakonisht e luftuar. Kështu me siguri që do të jetë edhe këtë radhë. Por do të ishte edhe më mirë që në fund të këtij sezoni, paralelet me 1997 të ishin më të mira në krahasim me 2013, përderisa përpara 27 vjetësh fituam trofeun e Champions League”.

 

 

 

 

Mats Hummels (mbrojtes i Dortmund):

“Ne duhet të jetë zgjuar edhe për 90 minuta të tjera përballë një kundërshtari, që do të na i bëjë gjërat shumë të vështira. Unë nuk do të jem i vetmi që duhet të përballoj këtë ndeshje vendimtar. Mendoj se i gjithë ekipi ka qenë gjithmonë i pranishëm në nivele të larta këtë sezon. Kjo, natyrisht që më ka lehtësuar gjërat edhe mua në planin personal.

Mbappe? Ai ka një ritëm të papërmbajtshëm dhe gjithmonë është i vështirë të kontrollohet. Mirëpo duhet të dimë që nuk është i vetmi rrezik, duhet të kemi kujdes edhe nga shumë të tjerë te Paris SG, që ka elementë tepër cilësor. E ardhmja ime? Unë dua të vendos në fund të sezonit dhe klubi është dakord. Është e rëndësishme të kuptoj se çfarë thotë trupi im.

Real apo Bayern si kundërshtar në finale? Ajo që di të them është se duam të arrijmë në finale, nuk na intereson kë do të takojmë edhe nëse ata do të jenë me siguri një kundërshtar i madh. Të dyja do të thoja se janë skuadrat më të suksesshme të 20 viteve të fundit”.