‘Marca’ raporton se babai i Neymar i ka komunikuar PSG-s se braziliani do të largohet

Sport

neymar23
Spekulimet rreth një largimi të mundshëm të Neymar nga PSG qarkullojnë prej kohësh, mirëpo situata mes brazilianit dhe klubit francez sa vjen e përkeqësohet.
Sipas asaj që raporton “Marca” në Spanjë, babai i Neymar i ka komunikuar personalisht presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi se i biri ka vendosur të largohet nga skuadra. Arsyet që po e çojnë futbollistin brazilian drejt një vendimi të tillë janë të shumta. Nga ajo që raporton e përditëshmja spanjolle, Neymar nuk ia ka dalë të përshtatet në dhomat e zhveshjes ku thuhet të ketë probleme me futbollistët argjentinas të skuadrës apo edhe me Edinson Cavani.

neymar real

Nga ana tjetër, niveli i kampionatit francez për brazilianin është shumë i dobët, diçka që nuk do ta ndihmonte në garën për “Topin e Artë”. Nga ana tjetër, pas gjithë këtij skenari flitet gjithmonë se qëndron Real Madrid, që kërkon të nënshkruajë me ish-lojtarin e Barcelonës me çdo kusht. Kështu për të lejuar lojtarin të largohet përpara vitit 2022, vit kur skadon edhe kontrata e Neymar me PSG, Al-Khelaifi do të kërkojë një shumë mbi 260 milionë euro për kartonin e tij, teksa “Marca” shton se transferimi i 26-vjeçarit në Madrid mund të kushtojë edhe më shumë se 300 milionë euro, në varësi të paraqitjes se tij me kombëtaren e Brazilit në botëror.