NBA, Boston fiton ndeshjen e parë ndaj Philadelphias, shkëlqen Rozier

Sport

bo 76
Boston Celtics kanë marrë avantazhin e serisë së ndeshjeve ndaj Philadelphia 76ers, teksa fituan sfidën e parë me rezultatin 117-101.  Në fakt shënuesi më i mirë i takimit ishte Joel Embiid i Philadelphias. Kamerunasi e mbylli takimin me 31 pikë, por shërbeu edhe 5 asiste dhe fitoi 13 duele për topin nën tabelë. Por Embiid ishte i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatet e ndeshjes për 76ers.

76

Kjo pasi Jason Tatum dhe Al Horford ishin në një formë të mirë dhe shënuan nga 28 dhe 26 pikë, kurse më i miri për vendasit e Celtics ishte Terry Rozier, që e mbylli takimin 29 pike, 6 asiste dhe 8 zotërime të topit nën tabelë. 24-vjeçari argëtoi publikun e pranishëm në “TD Garden”, ku me lëvizjet e tij i kujtonte tifozëve liderin e Boston, Kyrie Irving, i cili e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.