F1, Christian Horner flet për aksidentin mes dy makinave Red Bull

Sport

c horner
Fitorja e Daniel Ricciardos në Kinë shtoi optimizmin tek skuderia Red Bull, por duket se ai triumf ka qenë diçka e momentit dhe se problemet në brendësi të skuadrës austriake ekzistojnë.  Në garën e Azerbajxhanit, dy makinat Red Bull u përplasen me njera-tjetrën, teksa prej xhirosh të tëra duelonin rrotë më rrotë në çdo sektor të pistës. Christian Horner, drejtuesi kryesor i kësaj skuderie ka folur për herë të parë për episodin e pakëndshëm të ndodhur në Baku dhe ka shpejguar dëshpërimin e thellë të skuadrës për atë ç’ka ndodhi mes Ricciardos dhe Max Verstappen. Horner është shprehur se mëngjesin e garës, të dy pilotët ishin paralajmëruar që të shmangnin kontaktet dhe të mos duelonin me agresivitet ndaj njëri-tjetrit.

horner2

Drejtori i Red Bull ka saktësuar se ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ka acaruar më shumë se asnjëherë më parë stafin e skuadrës, pasi pilotet janë treguar disi të nxituar dhe naivë. Gjithësesi, Horner nuk kërkon të bëjë me faj asnjërin mes Ricciardos dhe Verstappen, duke i justifikuar se ai ishte një aksident i zakonshëm gare dhe se Red Bull do t’i lejojë pilotët e saj të garojnë po njësoj, por 44-vjeçari nuk mohon faktin se përpara “Çmimit te Madh” te Barcelones, do të ketë një mbledhje të skuadrës për të diskutuar pikërisht në lidhje me episode si ajo në Baku.