MotoGP, Lorenzo akuzon Rossin se e kopjonte kur u kthye tek Yamaha

Sport

lorenzo moto gp
Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi edhe pse për shumë sezone kanë qenë shokë skuadre, nuk kanë pasur marrëdhenie fort të mira me njëri-tjetrin. Spanjolli asnjëherë nuk i ka kursyer kritikat ndaj atij që konsiderohet si legjenda e MotoGP, dhe më e fundit, është ajo çfarë Lorenzo ka shkruar së fundmi në librin e tij të titulluar “Çfarë mësova përpara të 30-ave”  Piloti spanjoll akuzon Rossin e ka kopjuar sezonin e rikthimit të italianit tek skuadra Yamaha, pas 2 viteve të dështuara tek Ducati. Sipas tij, ishte drejtori sportiv i skuadrës japoneze, Massimo Meregalli që i jepte të dhëna nga motorri i Lorenzos Rossit, në mënyrë që të përmirësoheshin rezultatet e këtij të fundit. Lorenzo shprehet se nuk e kishte problem të ndante informacionet brenda skuadrës.

rossi

Por mënyra se si Rossi përpiqej t’i merrte ato të dhëna nuk i pëlqente aspak. Ai shton se situata u bë e nderë dhe vetë Lorenzo ndaloi të jepte të dhëna të motorrit edhe pas provave të lira. Gjithësesi akuzat e 30-vjeçarit nuk përfundojnë këtu, pasi sipas pilotit aktual te Ducatit, gjatë vitit 2013, Rossi kopjoi edhe mënyrën e stërvitjes së tij dhe krijoi një program thuajse identik me atë që Lorenzo përdorte prej kohësh. Jorge Lorenzo aktualisht po vazhdon të vuajë performancat e dobëta me Ducatin, ku edhe pse është në vitin e dytë të kontratës, ende nuk ka gjetur mënyrën për t’u përshtatur me motorrin italian.