Tropojë, arrestohen 3 elektriçiste

Sociale

index53 1Operacioni i operatorit te shpërndarjes vazhdon më të njëjtin intensitet. Drejtoritë e policive në qarqe raportojnë për rritjen e numrit të arrestuarave. Në kuadër të operacionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe arrestimit të vjedhësve të saj policia e bajram currit ka vënë në pranga tre elektriçistë. Të arrestuarit janë Faik Dollapi, Shaqir Lamnica dhe Isa Tutaj. Burimet zyrtare të policisë sqarojnë se arrestimi i elektricistëve është bërë për shkak se nuk kanë zbatuar urdhrin për ndërprerje të energjisë në rastet e lidhjeve të paligjshme të energjisë që ishin kontestuar nga OSHEE e qarkut Kukës. Ndërsa ne Tirane ne pranga ka rene ish-kreu i qytetit student, Bujar Brovina, i cili vilen e tij 3 kateshe e furnizonte me 3 lidhje te paligjshme energjie.