Horoskopi për ditën e shtunë, 27 tetor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Keni marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tashmë po nisni të ndjeni peshën mbi supe. Mos u përfshini nga paniku, pasi mund të siguroni aleatë të vlefshëm, shkruan noa.al. Në dashuri, mund të merrni përgjigje mjaft të mira.

Bricjapi

Kjo është një periudhë e cila ju sheh tejet romantik, ndaj nuk do të tregoheni aspak të ftohtë. Megjithatë do të dini të jeni të fokusuar në vendin e punës si dhe do të vlerësoni më mirë ndjenjat tuaja.

Ujori

Takimet janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, si dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të pasionit. Në vendin e punës do të jeni shumë intuitiv. Jini të vendosur dhe me këmbë në tokë, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me projektet tuaja.

Peshqit

Parashikohet një fundjavë mjaft e suksesshme, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme. Duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me disa keqkuptime në dashuri.