Ja cila është përshtypja që lini tek të tjerët, bazuar në shenjën e horoskopit!

Horoskopi

Shigjetari

Njerëzit e admirojnë sensin tuaj të humorit dhe dhembshurinë që ju karakterizon. Jeni përherë gati për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me dikë. Keni një shpjegim për gjithçka dhe kjo është ajo çka të tjerët i mahnit te ju. Jeni shpirtra të lirë, gjë që i bën të tjerët të mendojnë se kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme me ju, qoftë miqësore apo dashurore. Jeni totalisht të paparashikueshëm.

Bricjapi

Shoqëria ju njeh si shumë realistë, ndaj për çdo herë që kanë një problem ju telefonojnë menjëherë. Dini ç’të thoni në momente të tilla dhe si t’i jepni forcë të tjerëve. Por teksa disa e vlerësojnë këtë, të tjerët preferojnë t’ju mbajnë larg kur kanë probleme. Jeni shumë të ftohtë dhe pa ndjenja për ta.

Ujori

Keni kaq shumë dashuri për të dhënë, sa nuk dëshironi gjë tjetër veçse disa miq interesantë, një marrëdhënie dashurore të shkëlqyer dhe një botë më të mirë ku njerëzit të mund të jetojnë të lumtur. Goxha shumë po kërkoni apo jo? Sado që përpiqeni të dukeni një lider, të tjerët e dinë fare mirë se shpesh jeni të tupshëm, të ndrojtur dhe plot pasiguri.

Peshqit

Për të tjerët nuk jeni aspak ambiciozë, kërkoni veçse një jetë të qetë, të lumtur plot me dashuri. Ju tërheqin aktivitet e reja dhe kërkoni të jeni sa këtu, atje. Jeni ëndërrimtarë dhe vazhdimisht shkëputeni nga realiteti (bashkë me të edhe nga përgjegjësitë) dhe fantazoni pa ndalim. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh mendojnë se jeni naivë, të paqëndrueshëm dhe të papjekur.