5 zakonet kineze që mund t’iu surprizojnë!

Kuriozitete

kine
Kina ka një popullsi prej 1.3 miliardësh dhe është një vend interesant. Ndikimi i këtij vendi është i përhapur kudo, aq sa në shumë vende në botë festohet Viti i Ri Kinez. Megjithatë, ka disa zakone më pak të njohura gjërësisht dhe disa mund t’ju shokojnë. 

 640 0 5c8f906f52511
Martesat e fantazmave janë reale

Për turistët, kjo mund të jetë një tronditje, por është e zakonshme që në zonat rurale të Kinës të kryhen martesa mes të vdekurve dhe të gjallëve. Kjo mund të ndodhë për disa arsye-për të trashëguar mbiemrin në breza, por edhe për të marrë pasurinë e të ndjerit.

 640 0 5c8f90771203d

Këmbët e deformuara janë një shenjë bukurie

Kjo shenjë bukurie daton që nga fundi i shekullit të 13-të dhe është kryesisht në të gjithë Kinën. Praktika është: lidhja e këmbëve që çon në këmbë të thyera dhe të deformuara përgjithmonë.

 640 0 5c8f904c1718f
Disa ashensorë shmangin numrin katër

Ata janë shumë superticiozë. Disa prej nesh mund të shmangin numrin 13, ndërsa kinezët kanë numër pafat 4-ën, pasi në gjuhën e tyre ngjan me fjalën “vdekje”, prandaj në shumë ashensorë në Kinë nuk ekziston numri 4 në ashensorë.

 640 0 5c8f91012874d
E bardha është ngjyra e zizë

Ky zakon është i çuditshëm duke marrë parasysh se përgjithësisht ngjyra e zezë, konsiderohet ngjyra e zizë. Mirëpo në Kinë, është e bardha.

 640 0 5c8f902be12ef
Kinezët pijnë ujë të valuar

Bota perëndimore mund të pijnë ujë të nxehtë me limon, mirëpo kinezët pijnë ujë të valuar prej vitesh për të përmirësuar shëndetin dhe për të zvogëluar sëmundjet. Prandaj, nëse vizitoni Kinën, mos u çudisni nëse ju ofrojnë ujë të nxehtë në një restorant.